Ka ndodhur

Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, 25 të arrestuar. Sekuestrohet kokainë e armë zjarri

Gazeta Si – Të paktën 25 persona janë arrestuar pas 33 urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata e Tiranës, duke goditur në këtë mënyrë disa grupe kriminale që shisnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut.

Sipas policisë, gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 persona, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

“Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas). Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë”, – njofton policia.

Gjatë operacionit “Blloku 33”, u sekuestruan 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 persona dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga kanë rënë kryesisht banakierë dhe kamarierë të këtyre lokaleve pasi ishin të përfshirë në këtë aktivitet.

Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës. Jo vetëm në ish-Bllok, por droga shitej edhe në zonat e tjera të Tiranës si në Selitë, Shkolla e Bashkuar etj.

Dy vëllezërit e arrestuar, Durim Gurzi dhe Artur Gurzi, pasi vëllai i tretë është ende në kërkim, janë personat që siguronin kokainën dhe më pas e shpërndanin tek personat e tjerë të grupit.

Kush janë të arrestuarit:

1. Arnold Hida

2. Durim Gurzi

3. Artur Gurzi  

4. Elvis Sejdo 

5. Julian Bushati

6. Adnan Hida

7. Sabian Jashari

8. Mario Avdiaj

9. Geraldo Kovaçi

10. Albert Shushku

11. Emrah Mustafaj

12. Xhoana Rustemi (Hasani)

13. Vladimir Qerimi

14. Myzafer Xhanari

15. Albi Shehu

16. Ledio Dervishi

17. Juljan Rabushja

18. Elisard Rrustaj

19. Kledi Sinani

20. Bledar Duka

21. Kevin Troplini

22. Samuel Demiri

23. Ardit Dervishi

2a. Ledin Kazanxhi

25. Faik Kurti – me masë sigurie arrest shtëpie


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë