Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Kuçovë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike në këtë qytet.
Policia thotë se në pranga kanë rënë A.B., 23 vjeç dhe F.K., 24 vjeç. Sipas hetimeve të policisë, rezulton se dy të rinjtë janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Kuçovës.



Nga kontrollet në banesën e Andrea Bizdani u gjetën dhe sekuestruan 20,600 Paund dhe 30 milionë Lekë të vjetra të dyshuara si të përfituar nga veprimtaritë kriminale. Po kështu iu sekuestrua edhe një elektroshok, ndërsa në banesën e Florjan Kërkutës u gjetën 2 shkopinj metalik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




