Ka ndodhur

Shisnin drogë në Dhërmi, arrestohet një malajzian dhe një britanik

Gazeta Si –Dy turistë të huaj, njëri malajzian dhe tjetri britanik, janë arrestuar në Dhërmi, pasi dyshohet se shisnin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Policia përmes një njoftimi thotë se arrestimi i tyre erdhi pas kontrolleve të shtuara në zonat turistike.

Ndërkohë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë