Gazeta Si – Tre persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi dyshohet se shisnin drogra të llojeve të ndryshme përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit.
Policia tha se në pranga kanë rënë shqiptarët nga Kosova, Altin Gashi, Ermal Tahiri dhe francezi Salim Buayche. Ndërsa është shpallur në kërkim shqiptari tjetër nga Kosova, Ardian Gashi.

Këta katër persona në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin kokainë, kanabis në trajtë çokollate, ekstazi e droga të tjera në zonat e frekuentuara të plazhit të Shëngjinit. Policia ka sekuestruar kërpudha haluçinogjene dhe sasi të tjera të lëndëve narkotike.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.