Gazeta Si – Dy turistë të huaj, njëri banues në Gjermani dhe tjetri në Angli, kanë rënë në pranga në Himarë, pasi shisnin drogë në lokalet e natës.
Policia njofton njoftojnë se dy të arrestuarit, shisnin droga të ndryshme, që nga kokaina e deri te LSD dhe ekstazia.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se në Dhërmi, dy shtetas të huaj posedonin droga të forta me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit: J. C., 32 vjeç, banues në Angli dhe L. J., 35 vjeç, banues në Gjermani”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit në dhomat ku qëndronin këta shtetas, policia gjeti të fshehura sasi të drogave të forta kokainë, ketaminë, ekstazi dhe LSD, të cilat dyshohen se ata i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës në Dhërmi.
Sasitë e drogave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




