Gazeta Si – Një person u arrestua dhe një tjetër është proceduar penalisht për shitje të lëndëve narkotike në Velipojë të Shkodrës.
Dy të rinjtë të moshës përkatësisht 29 dhe 28 vjeç, shisnin doza kanabisi kryesisht në zonat bregdetare të Velipojës. Gjatë këtij operacioni lënda narkotike u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Si rezultat i veprimeve policore, u kapën në flagrancë në afërsi të një lokali në Velipojë, me doza cannabisi të gatshme për shitje, shtetasit M. Th. dhe E. P.. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Th., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi precedimi penal për shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Pogradec”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




