Gazeta Si - Një 37-vjeçar është arrestuar në Fier, ndërsa, babai i tij është shpallur në kërkim, të akuzuar për trafikimin e lëndëve ndarkotike.
Policia thotë se kanë gjetur në banesën e tyre kanabis të ndarë në doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë, 700 euro dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.