Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike në Elbasan.
Sipas policisë, dy nga të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe në veprimtarinë e fushës narkotike.
Gjatë aksionit është sekuestruar një sasi të lëndëve narkotike heroinë të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe 2 thika të dyshuara vepra arti, të trafikuara nga njëri prej të arrestuarve.
RASTI 1: Policia njofton se në lagjen “Visarjon Xhuvani” është kapur në flagrancë me doza kanabisi me vete qytetari me iniciale F.J., i cili ishte dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte fshehur në një kuti doza të tjera kanabisi me qëllim blerjen nga 2 persona të tjerë, me iniciale G.D. dhe B.S. Në lidhje me rastin, u arrestua 35-vjeçari F.J. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 31-vjeçarin G.D. dhe 29-vjeçarin B.S. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dozat e dyshuara të kanabisit.
RASTI 2: Në lagjen “Vullnetari”, u arrestua në flagrancë 34-vjeçari me iniciale J. K., pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjithashtu nga kontrolli në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 thika të dyshuara vepra arti, të trafikuara.
RASTI 3: Në lagjen “28-Nëntori”, u arrestua në flagrancë 20-vjeçari me iniciale B. F. (i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve), pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde kanabisi e ndarë në doza të gatshme për shitje.
RASTI 4: U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 33-vjeçarin me iniciale D. D., pasi gjatë kontrollit fizik të kryer në lagjen “Visarjon Xhuvani” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde heroinë e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




