Gazeta Si – Një 50-vjeçare me iniciale D.B. në Tiranë është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa djali i saj I.B., 28 vjeç është shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë shitur bizhuteri të kontrabanduara.
Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, kreu kontrolle në një dyqan në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe në një tjetër dyqan në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës.
Sipas policisë, në këto subjekte, u gjetën aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.
Aksesorët e argjendit me peshë 9830 gram, u sekuestruan nga policia. Në lidhje me këtë hetim, nënë e bir akuzohen për “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.