Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Kamëz, nën dyshimin se janë pjesë e një grupi që merrej me shitjen e armëve të zjarrit. Ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Bledar Jella, 29 vjeç dhe Xhemal Shehi, 60 vjeç, ndërsa policia është në kërkim të S.C., 29 vjeç, të tre me banim në Kamëz.
Policia thotë se janë dashur tre muaj hetime me metoda proaktive për të bërë të mundur zbardhjen e veprimtarisë kriminale të grupit.
Gjatë operacionit, agjentët kanë sekuestruar dy pistoleta, të cilat dyshohet se do të shiteshin në Tiranë. Hetimet po vijojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe anëtarëve të tjerë të grupit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




