Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin prill, sasia e parasë në vend pësoi një rënie.
Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se M3 që njihet si paraja e gjerë ra në 1.805 trilionë lekë, nga 1.810 trilionë lekë që ishte në muajin mars.
Në të njëjtin muaj ka edhe një rënie të lehtë të parasë që qarkullon jashtë sistemit bankar e cila qëndron në kufijtë e vlerës 429 mld lekë.
Sipas shifrave të BSH-së, në prill 2025, agregati M1 (paraja jashtë korporatave depozituese plus llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa qeverinë) është reduktuar me rreth 6 mld lekë nga shkurti dhe raportohet 859 mld lekë.
Agregati M2, ku përfshihen paratë jashtë korporatave depozituese, plus depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, është tkurrur me 6 miliardë lekë brenda një muaji duke u rikthyer në vlerën e 1.69 trilion lekëve.
Rënia e parasë në qarkullim mund të jetë pasojë e përdorimit në shkallë më të gjerë të shërbimeve bankare, ose shpenzime më të pakta nga qytetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.