Financa Personale

Shifrat/ Mbi 450 mijë shqiptarë jetojnë në rrezik varfërie

Nga Gazeta ‘SI’ – Shifrat e fundit nga INSTAT tregojnë se në 2024-n, numri i familjeve në rrezik për të qenë të varfër është ulur me 0.6 pikë përqindje, në 19.2%, përkthyer në më shumë se 450 mijë individë.

Në 2024-n, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023.

INSTAT raporton se vitin e shkuar është ulur edhe numri i familjeve të privuara materialisht, ku përfshihet pamundësia për të përballuar ushqimin, ngrohjen, blerje apo pushime. Për vitin 2024, ky tregues ka rënë në 32.8%, nga 35.9% në vitin 2023.

Ndërkohë, për grupmoshën 18-64 vjeç që jeton në familje me intensitet shumë të ulët punësimi, përqindja ka rënë nga 9.7% në 8.4%.

Të dhënat tregojnë se rënia e varfërisë është më e dukshme tek fëmijët dhe të rinjtë nën 17 vjeç, ku rreziku është zvogëluar me 0.9 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2023. Në të kundërt, grupmosha mbi 65 vjeç ka shënuar një rritje të lehtë prej 0.2 pikë përqindjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë