Sociale

COVID-19-Edhe 2 të vdekur dhe 119 raste të reja me infektim

Dy pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça, ndërkohë mjekja Flutura Beqo bëri me dije se janë konfirmuar edhe 119 persona të tjerë të prekur. Beqo theksoi se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po vijojnë të monitorojnë çdo ditë personat aktivë me COVID19, që janë të izoluar në banesë. Nëse kërkoni të lidheni me mjekun tuaj të familjes, Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. I kujtojmë çdo qytetari të konfirmuar pozitiv ose që është në pritje të përgjigjes së tamponit, të respektojë detyrimin e vetëkarantinimit, për të mos u bërë rrezik për përhapjen e infeksionit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse,” tha Beqo.

Më tej mjekja thekoi edhe një herë këshillat që duhet të ndjekin qytetarët, si:

Të lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distancës, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse edhe në ambientet e hapura. Shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1854

Durrës 433

Shkodër 290

Fier 150

Lezhë 134

Korçë 132

Vlorë 127

Kukës 107

Elbasan 101

Berat 57

Gjirokastër 34

Dibër 34


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë