Nga Gazeta ‘SI’ – Rreth 42% e popullsisë së Shqipërisë është në rrezik varfërie, duke u renditur kështu si vendi me varfërinë më të madhe në rajon dhe Europë.
Sipas Eurostat, varfëria në Shqipëri shkon në 50% të popullsisë kur llogariten dhe familjet që kanë dhe fëmijë në varësi. Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2022 ndërsa për Europën vitit 2023.
Rrezik për të qenë i varfër do të thotë pamundësia e një individi për të patur të mira materiale, sociale dhe jetesa në një familje me të papunë.
Ndër vendet e rajonit Serbia ka shifrat më të ulëta të varfërisë. Në Europë, Kroacia.
Nga ana tjetër, INSTAT e mat kufirin e varfërisë me vlera monetare dhe sipas matjes së fundit (2022) kufiri është vlerësuar me 225.931 lekë, në krahasim me 191.791 Lekë që ishte në vitin 2021.
Sipas objektivit të vendosur nga Bashkimi Europian për mbrojtjen e të drejtave sociale popullsia që është në rrezik për të qenë e varfër ose në përjashtim social në Europë duhet të reduktohet me të paktën 15 milion deri në vitin 2030 dhe prej tyre të paktën 5 milionë duhet të jenë fëmijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.