Ekonomi

Shifrat / Familjet në veriun e Shqipërisë punojnë më pak se në rajonet e tjera

Foto ilustruese

Nga Gazeta ‘SI’ – Veriu i Shqipërisë renditet si një ndër rajonet me më pak intensitet pune në të gjithë Europën.

Disa matje nga Eurostat, tregojnë se në veriun e Shqipërisë ky tregues është 17.5%, ndërsa mesatarja europiane është 8.1%. Eurostat thotë se sa më i lartë të jetë intensiteti i punës, aq më larg rrezikut për të qenë të varfër është një familje, duke konkluduar se rajoni verior është më pranë rrezikut të varfërisë.

Sipas shpjegimit që jep Eurostat, intensiteti i ulët i punës është rezultati i kohës që punojnë anëtarët e një familje në raport me kohën e disponueshme që mund të kishin punuar.

Treguesi bie në 9.9% në rajonin qendror dhe 8.1% në rajonin jugor, ku numri i popullsisë dhe aktiviteteve ekonomike është më i lartë.

Shifrat tregojnë se një numër i lartë i familjeve me intensitet të ulët pune në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit kanë edhe fëmijë në varësi të tyre.

Analizuar sipas gjinisë, intensiteti i ulët i punës është më i përhapur midis meshkujve se sa për gratë, 8.3% me 7.7%. Kjo është më e zakontë midis individëve me arsim të ulët.

Përqindjet më të larta të njerëzve nga 0-64 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët të punës u regjistruan në 2 rajone më të largëta franceze: Guyane (41.7%) dhe La Réunion (22.5%). Këto u pasuan nga Bremen, Gjermani (21.8%), Prov. Hainaut, Belgjikë (21.5%) dhe Campania (21.2%) në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë