Ekonomi

Shifrat e turizmit/ 11.7 mln të huaj erdhën në Shqipëri gjatë vitit 2024. 7.8 mln shqiptarë ikën jashtë

Nga Gazeta ‘SI’ – 11.7 mln të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2024, me rritje 15.3% nga 2023-shi.Në 2023-shin Shqipëria raportoi 10.1 mln turistë të huaj, me rritje vjetore 35%.

Për të njëjtën periudhë, nga Shqipëria kanë dalë më shumë se 7.8 mln shqiptarë. Në total, në Shqipëri raportohen 19.7 mln hyrje në 12 muaj dhe 19.3 mln dalje. Në 9 muaj Shqipëria gjeneroi 3.8 mld euro të ardhura nga turizmi.

Vetëm në dhjetor, në Shqipëri hynë rreth 655 mijë të huaj dhe dolën rreth 650 mijë shqiptarë.

Qëllimi i hyrjes në 97 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërmit etj.

Shifrat e INSTAT tregojnë një ecuri më të ngadaltë të turizmit përgjatë vitit 2024, krahasuar me 2023-shin, por përsëri me rezultate pozitive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë