Treg

Shifrat e para të turizmit 2022 në Shqipëri/ Rritet numri i vizitorëve dhe net-qëndrimeve

Përmirësimi i shifrave të turizmit për vitin 2022, ka nisur që në shkurt, ku sipas Instat, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 51%, në krahasim me Shkurt 2021 dhe numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 86.4%, në krahasim me Shkurt 2021.

Numri i net-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 76% dhe numri i net-qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me 98%.

Numri i vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër është dyfishuar. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 75.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë prej 74%.

Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 2 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritjen më të lartë prej 79.3%. Në muajin shkurt 2022, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar në “Zonat Jo-bregdetare” me 53.7%.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8.8%, kundrejt 6.2% që ishte në muajin Shkurt 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 7.7%, kundrejt 4.8% që ishte në muajin shkurt 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë