Ekonomi

Shifrat e nëntorit / Turizmin e ‘mbajtën’ të huajt

Nga Gazeta ‘SI’ – Numri i vizitorëve në Shqipëri u rrit më ngadalë në nëntor 2024, krahasuar me nëntorin 2023.

Gjatë këtij muaji, INSTAT raporton 49.5 mijë vizitorë vendas, me rritje 2.8% dhe 96.8 mijë të huaj me rritje 52%. Për të dy treguesit ka një ngadalësim të dukshëm nga nëntori i një viti më parë, por më të fortë për vizitorët vendas.

Për të njëjtin muaj, netë qëndrimet janë rritur me 35.8%, por një vit më parë shifra ishte 80%. Për jo-rezidentët numri i netë qëndrimeve është rritur me rreth 55%, ndërsa për vendasit vetëm 3.3%.

Sipas INSTAT, të huajt kanë preferuar qendrën dhe zonat jo-bregdtare dhe kanë qëndruar nëpër hotele apo akomodime të ngjashme.

Vendasit kanë preferuar rajonin qendror dhe jugor të vendit, por jo bregdetin. Ashtu si edhe në muajt paraardhës, vërehet një rënie e vendasve që qëndrojnë nëpër hotele apo të ngjashme.

Në total janë më shumë se 300 mijë netë qëndrime, nga të cilat 224.2 mijë i përkasin vizitorëve të huaj.

Gjatë këtij muaji. norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19.5 %. Kundrejt 12.7% që ishte në muajin Nëntor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19.8 %. kundrejt 16.2 % që ishte në muajin Nëntor 2023. Normat neto të shfrytëzimit. të dhomave dhe të shtretërve. janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë