Biznes

Shifrat e majit, INSTAT: Turistët e huaj u shtuan, por ikën shqiptarët

Nga Gazeta ‘SI’ – Në maj 2024, numri i vizitorëve në vend u rrit me 46% raporton INSTAT dhe numri i netqëndrimeve u rrit me 31%.

Nga rreth 250 mijë vizitorë, 180 mijë ishin jo-rezidentë, që nga një vit më parë janë shtuar me 63%. Vizitorët rezidentë janë rritur vetëm me 13%.

INSTAT thotë se janë net qëndrimet për jo-rezidentët janë rritur me 47%, ndërsa për rezidentët janë ulur me 2%, krahasuar me majin e shkuar kur u rrit me më shumë se 50%.

Gjatë majit, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 25%, kundrejt 19% që ishte në muajin maj 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 26%, kundrejt 21 % që ishte majin e shkuar.

92% e turistëve të huaj ose jo janë akomoduar në hotele, apartamente apo dhoma, ndërsa pjesa tjetër kanë shfrytëzuar hapësirat në natyrë. Rajoni i qendrës vijon të mbledhë pjesë më të madhe të vizitorëve, 55%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë