Gazeta Si - Duke u larguar kështu, pothuajse pa e kuptuar fare. Sigurisht pa u vënë re, edhe pse jo për shkak të mungesës sw tij.
E gjithë familja e Ronaldos bën një foto me Mbappé-në, i cili tani e ka hequr legjendën nga muret e dhomës së gjumit dhe e ka futur në sirtar.
Dorëzimi i shumëpritur i “stafetës” ka mbërritur, por ishte po aq emocionuese sa një akt noterial: Ronaldo jashtë penalltive, Mbappe nuk arriti as në pikën e bardhë të goditjes që promovoi Francën, sepse ishte i rraskapitur.
Nga ana tjetër, CR7, përveç disa minutave në ndeshjen e parëndësishme ndaj Gjeorgjisë, nuk u kursye asnjëherë, duke u përpjekur për të mos përfunduar pa gol për herë të parë në një turne madhor.
Ronaldo më i dobët në histori
Një turne që nuk është domosdoshmërisht i fundit: “Donim më shumë. Ne meritonim më shumë. Për ne. Për secilin prej jush. Për Portugalinë, - tha Ronaldo përmes rrjeteve sociale për të falënderuar tifozët portugezë. – Ju jemi mirënjohës për gjithçka që na keni dhënë dhe për gjithçka që kemi arritur deri tani. Brenda dhe jashtë fushës, kam besim se kjo trashëgimi do të nderohet dhe do të vazhdojë të ndërtohet në të ardhmen. Së bashku".
Cristiano më i dobët i kohëve moderne do të mbahet mend për disa skena shtesë, si pasimi bujar, por banal për Bruno Fernandes me Turqinë, i cili i dha atij rekordin e asisteve në historinë e turneut (8) dhe goditjen e lirë kundër Francës, ia lejoi Brunos ta ekzekutonte.
Por mbi të gjitha për lotët e shumtë pas penalltisë së humbur ndaj Sllovakisë dhe shkëmbimin e shikimeve me nënën Dolores në tribunë, ndoshta prova më e prekshme se mund të jetë në fundin e karrierës së pafund të tij. Sepse ata lot, pothuajse duken si një pranim - i pavetëdijshëm ose jo - i një dobësie.
Dhe janë shumë ndryshe nga ato të Botërorit të kaluar, kur divorci i furishëm nga United, ftohtësia e shokëve të skuadrës në Portugali duke filluar nga Fernandes dhe mbi të gjitha qëndrimi në stol kundër Zvicrës me “hat-trick” të Gonçalo Ramos, shkaktuan krizën e thellë me trajnerin Fernando Santos, i cili ishte si një baba për të, deri në eliminimin shokues ndaj Marokut.
Të gjithë numrat e tij në Euro 2024
Ronaldo e ndërtoi mitin e tij mbi numrat. Por tani ai duhet të përfshijë në çantën e tij të statistikave edhe tridhjetë goditje në kuadrat në Gjermani, të padëmshme dhe të pasakta; vetëm 39% e dueleve të fituara dhe 0.6% faulle të pësuara në lojë: për atë, që jo shumë kohë më parë ishte ende tmerri i mbrojtësve, kjo është një shifër që thotë shumë.
Së bashku me 40 topat e prekur në 120 minuta kundër Francës, sepse Ronaldo bën gjithçka siç duhet, lëvizjet, kundër-lëvizjet, driblimet.
Është turp që kohët e ekzekutimit ngadalësohen të gjitha, edhe me vetëm disa fraksione të sekondës dhe për këtë arsye janë joproduktive: Saliba dhe Upamecano nuk patën asnjë vështirësi në “paketimin” e fenomenit të vjetër që nuk heq dorë nga kalimi i kohës.
A do të luajë ai në Kupën e Botës 2026?
Trajneri Martinez hapi krahët pas gabimit të Joao Felix dhe pasi shpëtoi veten kundër Sllovenisë, kujtoi se futbolli është "mizor".
Trajneri që humbi kaq shumë mundësi në krye të brezit të artë të Belgjikës, duket se i është dorëzuar totalisht Ronaldos, duke preferuar të humbasë, sesa ta largojë nga fusha 39-vjeçarin. Dhe kështu zhgënjimi për një mundësi të humbur me një brez po aq të shkëlqyer, është i fortë.
Dhe nuk është e sigurt se është e destinuar të përfundojë: Cristiano ka edhe një vit në kontratën e tij me Al Nassr, por ai mund të synojë Kupën e Botës në SHBA, kur do të jetë 41 vjeç, si miku i tij Pepe aktualisht.
Një shembull inkurajues, duke pasur parasysh se Mbappé u ndalua disa herë nga gjigandi i vjetër i mbrojtjes portugeze. Por të jesh Ronaldo, është diçka krejtësisht tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.