Situata e pandemisë në Kosovë po përkeqësohet dita-ditës, duke rritur mundësinë e rivendosjes së karantinës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës Shërbimi Spitalor Klinik ka njoftuar të premten se në Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme rajonale ka më shumë se 500 pacientë në oskigjen.
Sipas njoftimit, 28 të infektuar janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 539 po trajtohet me oksigjeno-terapi.
Vetëm në Klinikën Infektive në QKUK ka 112 pacientë në intubim. Të enjten më 19 gusht, mediat në Kosovë ka raportuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë nuk ka pasur asnjë shtrat të lirë.
Infektologu Izet Sadiku, ka bërë të ditur se rreth 90 për qind e pacientëve po trajtohen me oksigjen dhe shumica janë të pavaksinuar.
Sipas ekspertëve, vaksinimi kundër COVID-19 ul gjasat që personat e vaksinuar të infektohen me koronavirus, por ata që infektohen me Delta pas vaksinimit, kanë tendencë ta shpërndajnë virusin njësoj si personat e pa vaksinuar. Poashtu, personat e vaksinuar, që infektoheshin me virus, kanë simptoma më të lehta të sëmundjes dhe e kalojnë më shpejt.
Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja kufizuese që do të hyjnë në fuqi më 20 gusht.
Ndër masat kryesore janë ndalimi i punës së klubeve të natës, ndalimi i ahengjeve familjare, shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë deri në ora 22:30 dhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




