Nga Gazeta ‘SI’ – Nga janari në korrik 2023, në Shqipëri hynë 5.2 mln shtetas të huaj, me një rritje rreth 31% nga një vit më parë. Nga këto vetëm 1.8 mln hynë në muajin korrik. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2023, janë 1.4 mln. Krahasuar me Korrik 2022, ky tregues është rritur me 9.6%.
Këto janë shifrat më të larta që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë.
Sipas INSTAT, në Korrik 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 1.694.657 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Lindja e Mesme, përkatësisht me 45.821 dhe 14.805 shtetas.
Sipas qëllimeve, ka një numër të konsiderueshëm të hyrjeve për qëllime biznesi dhe profeisonale, 63.3%. 23% për pushime dhe 26% për qëllime personale.
Kosova dhe Italia vazhdojnë të jenë origjina kryesore e shtetasve që vizitojnë Shqipërinë.
INSTAT raporton numra të rritur edhe për shqiptarët që dalin jashtë. Gjatë muajit Korrik 2023 dolën 710.711. Krahasuar me Korrik 2022, ky tregues është rritur me 27,8 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2023, është 3.734.813, duke u rritur me 21,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.