Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e dytë të vitit 2025, emigrantët shqiptarë kanë dërguar në atdhe, 281 mln euro, vlera më e lartë tremujore e regjistruar. Në total, në gjysmën e parë të vitit, emigrantët sollën 532 mln euro dërgesa.
Edhe pse në vlerë nominale dërgesat janë rritur, ritmi i rritjes është zbehur nga 15.2% një vit më parë në 4.5% këtë vit, në raport 6-mujorësh.
Sipas matjeve, remitancat, përbëjnë rreth 9% të PBB-së së Shqipërisë, duke e bërë një nga vendet më të varura ndaj parave të diasporës.
Si një vend i lidhur ngushtë me remitancat, anëtarësimi në SEPA më 7 tetor të këtij viti, parashikohet t’i ‘kursejë’ shqiptarëve 20 mln euro. Përmes SEPA-s, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta ndërkufitare sikur të ishin qytetarë të Bashkimit Europian dhe anasjelltas, pa kosto shtesë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



