Gazeta Si – Të paktën dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën në Kherson, pasi sulmet ruse goditën qytetin në Ukrainën jugore. Lajmi u njoftua mëngjesin e kësaj të enjteje Guvernatori Oleksandr Prokudin.
Sulmi vjen në Ditën Ndërkombëtare të Paqes dhe përkon me samitin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim dhe prezantoi një “formulë paqeje” ukrainase.
Sulmi me raketa ishte më i madhi i Rusisë që nga 15 gushti dhe erdhi një ditë pas raportimeve për sabotim në një nga aeroportet e saj ushtarake, në Chkalovsk afër Moskës.
Në qytetin jugor Kherson, pranë vijës së frontit, dy persona u vranë në sulmet e sotme dhe të paktën pesë u plagosën pasi një sulm goditi një ndërtesë banimi, tha Oleksand Prokudin, guvernatori rajonal.
Ndërkohë, shtatë persona, përfshirë një vajzë nëntëvjeçare, u plagosën në Kiev, tha Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë, dhe disa ndërtesa banimi dhe tregtare u dëmtuan.
Të paktën gjashtë sulme goditën rrethin Slobidskyi të Kharkiv, duke dëmtuar infrastrukturën civile, sipas Oleh Syniehubov, guvernatori rajonal. Dy persona u dërguan në spital, tha kryebashkiaku i qytetit.
Shtatë persona u plagosën dhe të paktën një u shpëtua nga rrënojat në Cherkasy, në Ukrainën qendrore, sipas Ihor Klymenko, ministri i punëve të Brendshme.
Ndërkohë, Polonia ka deklaruar nuk do ta armatosë më Ukrainën dhe në vend të dërgimit të armëve atje, do të përqendrohet në mbrojtjen e vet.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, u pyet të mërkurën nëse shteti i tij do të vazhdojë të mbështesë Kievit, pavarësisht këtyre mospajtimeve.
“Ne më nuk do të transferojmë armë në Ukrainë, sepse ne tani po armatosim Poloninë me armë më moderne”, tha Morawiecki.
Morawiecki nënvizoi se qeveria me siguri nuk do të vërë në rrezik sigurinë e Ukrainës: “Qendra jonë në Rzeszóë, në konsultim me amerikanët dhe NATO-n, luan ende të njëjtin rol që ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë”.
Polonia po ashtu ka pranuar rreth një milion refugjatë ukrainas të cilët kanë përfituar lloje të ndryshme të ndihmave shtetërore.
Tensionet midis Varshavës dhe Kievit u nxitën pasi Polonia vendosi ndalesë ndaj importeve të drithërave ukrainase, duke synuar që të mbrojë fermerët e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


