Ka ndodhur

Shi dhe erë në vendet e ulta, borë në alpe


Sot priten reshje intensive në disa qarqe të vendit.  Të dhënat meteorologjike në vend tregojnë se në shumicën e tyre, reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata.Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 600 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Si rezultat i intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen vërshime lokale të shkurtra kryesisht në veriperëndim dhe zonat bregdetare të vendit.Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe vendet malore.
Temperaturat so të vijojnë:
Në bregdet: 9-13 gradë celsius
Në vendet e ulëta: 10 / 12 gradë celsius
Në vendet malore: -2 / 3 gradë celsius


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë