Drejtësia

Shfrytëzuan të miturin në TikTok, dënohen babai dhe gjyshja! Të atit i hiqet e drejta e prindërimit

Nga Gazeta Si- Gjyshja dhe babai që shfrytëzonin djalin e mitur për para në Tik-Tok janë dënuar sot nga Gjykata e Beratit.

Babai i të miturit, Armando Kumaraku është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyshja, Natasha Rombula, me 2 vjet e 3 muaj burg.

Këtij vendimi i është shtuar edhe dënimin plotësues i kërkuar nga organi i akuzës, duke i hequr Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç.

Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku vitin e kaluar dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut për disa video të shpërndara në rrjetin social Tik Tok, ku duken gjyshja dhe djali që mësojnë të miturin 10-vjeç të shajë me fjalë banale, për të përfituar vlera monetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë