Ka ndodhur

Shfrytëzonte vajza nga Kazakistani dhe Kolumbia për prostitucion, në pranga 29-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 29-vjeçar, i cili shfrytëzonte për prostitucion 3 vajza nga Kazakistani dhe një nga Kolumbia, është arrestuar në Tiranë.

Policia thotë se në kuadër të operacionit “Foreign”, u ndalua Tritan Guni, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, dhe “Trafikimi i personave të rritur”.

Tre vajzat nga Kazakistani dhe 1 nga Kolumbia kanë qenë pjesë e grupit ‘Escort Tirana’. Tritan dhe Bukurije Guni, iu merrnin vajzave të huaja deri në 250 euro për marrëdhëniet seksuale që ato kryenin, ndërsa ata iu siguronin vendin për të qëndruar.

Ndërkohë që motra e tij, me iniciale Bukurije Guni e dyshuar si bashkëpunëtore është shpallur në kërkim. I riu është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për prostitucion.

Sipas policisë, 29-vjeçari, pasi krijonte kontakte me shtetase të huaja, të cilat akomodoheshin në Shqipëri dhe në bashkëpunim me motrën e tij, shtetasen B.G., 36 vjeçe, nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, kundrejt përfitimeve monetare.

Në vijim të hetimeve, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë