Ka ndodhur

Shfrytëzonte një vajzë për prostitucion, kapet tutorja 37-vjeçare në Fier

Gazeta Si- Një 37-vjeçare u arrestua në Fier e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Policia tha se ka vënë në pranga shtetasen F.A.,, e cila shfrytëzonte një 24-vjeçare për prostitucion.

Aksioni për kapjen e saj u kodua “Gjurmimi” dhe erdhi pas një hetimi disa javor dhe grumbullimit të provave që e vërtetojnë këtë veprimtari kriminale.

“Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F.A., 37 vjeçe, banuese në Fier. 37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe”, njoftoi policia.

Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për 4 persona të tjerë, të cilët dyshohen të implikuar në këtë veprimtari. Policia thotë se po vijon puna për të identifikuar të tjerë persona të dyshuar si të përfshirë në këtë rast.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë