Një26-vjeçar është arrestuar në Tiranë me akuzën e shfrytëzimit për prostitucion nëpërmjet dhunës. Policia ka vënë në pranga shtetasin Vilson Gjata, pasi shfrytëzonte gruan e tij 27-vjeçe për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj.
Në këtë skemë është i përfshirë edhe i moshuari Petrit Osmanllari, i cili po ashtu ka rënë në prangat e policisë. Ai kishte vënë në dispozicion apartamentin e tij për të ushtruar këtë aktivitet kriminal si dhe siguronte klientë.
Ndaj të riut, rëndojnë veprat penale, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




