Ka ndodhur

Shfrytëzonin një 16-vjeçare për prostitucion, vihen në pranga dy gra

Nga Gazeta Si- Dy gra janë vënë në pranga ditëm e sotme pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një 16-vjeçare.

Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4 në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetaset S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë