11 tutore, mes tyre dhe një police janë arrestuar pasi shfrytëzonin dhjetëra vajza të huaja për prostitucion.
Sipas hetimeve ka rezultuar se një kolumbiane, organizatore e këtij aktiviteti kishte punësuar në vendin tonë një taksist i cili priste vajzat e huaja në Rinas, njëkohësisht i dërgonte asaj lekët jashtë vendit, në Kolumbi, përmes Bitcoin-it. Çmimet që paguheshin nga klientët varionin nga 200 deri në 250 euro.
Grupi kriminal kishte detyruar 44 vajza të huaja të punonin si prostituta në vendin tonë.
Në lidhje me këtë operacion janë lëshuar 11 masa sigurie, ku 8 persona janë arrestuar dhe 3 persona janë shpallur në kërkim. Aktiviteti kriminal kryhej në banesa të marra me qira, në AirBNB ndërsa roli i polices ishte të njoftonte nëse do kishte operacione policore.
Arrestimet janë bërë me urdhër prokurorie e vendime gjykate në Tiranë, ndërkohë që në orët në vijim priten detaje shtesë për këtë operacion.
Ndërkohë, procedohen penalisht 44 të huaja nga Amerika Latine për prostitucion.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.