Ka ndodhur

Shfrytëzoi për prostitucion një vajzë, arrestohet 43-vjeçarja

Policia e Vlorës ka ndaluar një 43-vjeçare në kërkim kombëtar, e dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Më parë, ajo ka qenë e dënuar edhe për vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh. 

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasja Ana Qendro, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

43-vjeçarja ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 07.04.2017, shtetasja Xh. D. ka bërë kallëzim se është shfrytëzuar për prostitucion nga Ana Qendro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë