Nga Gazeta Si- Nga Versace te Gucci, Prada e Dolce & Gabbana, 13 marka luksoze në Itali janë pjesë e një hetimi nga prokuroria e Milanos pasi dyshohen se shfrytëzojnë punëtorët.
Prokurori Paolo Storari, së bashku me Inspektoratin e Punës të Karabinierëve, dhanë 13 urdhra për të mbledhur dokumente në sa më shumë shtëpi mode, të cilat dolën në dosjet mbi fabrikat kineze dhe shfrytëzimin brenda tyre, pas një zinxhiri të gjatë kontratash dhe nënkontratash, duke shkelur ligjet e punës dhe sigurisë.
Markat e përfshira janë Dolce & Gabbana, Prada, Versace, Gucci, Missoni, Ferragamo, Yves Saint Laurent, Givenchy, Pinko, Coccinelle, Adidas, Alexander McQueen Italia dhe Off-Ëhite Operating.
Në kërkesën e prokurorit drejtuar markave shkruhet se është e nevojshme që të dorëzojnë dokumente që përcaktojnë shkallën e përfshirjes së punonjësve, pasi kanë dal në pah incidente në shfrytëzimin e emigrantëve kryesisht kinezë.
Kjo pasohet nga një kërkesë për dokumente për të verifikuar sistemet e kontrollit të brendshëm, modelin organizativ për të parandaluar këto fenomene, e kështu me radhë.
Mediat italiane shkruajnë se kjo është një histori që përsëritet: marka kryesore nënkontrakton prodhimin e mallrave të saj luksoze te një ose më shumë kompani, të cilat nga ana tjetër ia japin prodhimin një rrjeti fabrikash kineze që nuk i përmbahen ligjeve të punës dhe sigurisë. Kur një punëtor fiton tre euro në orë, ai punon, ha dhe fle në depo, duke prodhuar një çantë për rreth 100 euro që shitet për 1,400 euro në vitrinën e dyqanit.
Kështu, në cdo dokument, Zyra e Prokurorit rendit furnizuesit kritikë të identifikuar tashmë në zinxhirin e furnizimit të markave, numrin e punëtorëve të gjetur në kushte shfrytëzimi dhe nevoje, dhe cilët artikuj të markës u gjetën të grumbulluar në fabrika, gati për t’u kthyer në kompaninë mëmë dhe për t’u lëshuar në treg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



