Para

‘Shfryhet’ euro, mbyll javën me rënie përballë lekut

Nga Gazeta ‘SI’ – Dy ditë më parë euro preku vlerën më të lartë në 3 muaj përballë lekut, por ky pozicion nuk zgjati.

Sot (18 prill) monedha europiane është zhvlerësuar ndjeshëm dhe këmbehet me 98.95 lekë.

Edhe valutat e tjera e kanë mbyllur javën me humbje përballë “superlekut”. Dollari këmbehet me 87.02 lekë dhe paundi britanik me 115.45 lekë.

Në një analizë të sapopublikuar nga FMN, llogaritet se ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë gjatë 2024-s për të stabilizuar kursin euro-lek janë sa 2.6% e PBB-së së vendit. Fondi bëri thirrje për shmangie të ndërhyrjeve në kurs pasi mund të cënojë politikën monetare të vetë Bankës dhe tregjet financiare në vend.

Edhe në tregjet ndërkombëtare kursi i këmbimit vazhdon të jetë i lëkundur përshkak të tarifave të Trump, me euron që është forcuar ndjeshëm ndaj monedhës amerikane dhe këmbëhet me 1.13 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë