Ka ndodhur

Shfaqen hajdutët në Laknas, i vjedhin para dhe varëse floriri një gruaje

Gazeta Si – Tre persona dyshohet se grabitën një shtëpi në Laknas të Tiranës. Burime zyrtare të policisë thonë se nga shtëpia, në pronësi të një gruaje, autorët kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekësh dhe një varëse floriri. Autoritetet hetimore thonë se kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

“Më datë 25.07.2023, në Laknas, në lagjen “Lura”, dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë