Gazeta Si – Pesë administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirat publike me shezlonge dhe çadra të vendosura pa leje në bregdetin e Porto Romanos, janë vënë nën hetim.
Policia ka liruar hapësirën publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlonge që ishin vendosur pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Konkretisht janë proceduar penalisht shtetasit: B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




