Gazeta Si – Robert Levandovski, sulmuesi i Polonisë, do të mbajë shiritin e kapitenit në krah me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në Botërorin e Katarit.
Ky është gjesti i skuadrës polake si shenjë solidariteti me vendin fqinj, pas pushtimit nga Rusia. Vendimi është bërë i ditur publikisht nga lojtari i Barcelonës dhe legjenda e futbollit ukrainas, Andrij Shevçenko.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Çelsit, mes të tjerëve, ka vizituar kombëtaren e Polonisë në grumbullim, ku është fotografuar me Levandovskin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




