Gazeta Si – Sherri për shfrytëzimin e një hapësire në plazh në zonën e lagjes nr.3, dyshohet se është shkaku i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri në Sarandë.
Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se dy të plagosurit nga Kamza, kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve që akuzohen si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Sipas policisë, në pranga ka rënë njëri prej të plagosurve, Gëzim Hajdaraj, të cilit iu gjet një pistoletë pa leje.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 4 persona të tjerë, dy prej tyre vëllezër, të identifikuar si, Erjon Canaj, 36 vjeç, Ramazan Canaj alias Zoto, 43 vjeç, Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj.
“Dyshohet se 43-vjeçari R. Z. ka hapur zjarr ndaj dy të rinjve nga Tirana, G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të cilët u plagosën rëndë dhe ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë. Personat në kërkim janë: R. Z., 43 vjeç, për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe bashkëpunëtorët E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, për “Përkrahje e autorit të krimit”, sqaron policia në njoftimin për shtyp.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 15:00 të enjten e datës 17 korrik në një lokal, ku Ramazan Zoto ka qëlluar me armë ndaj Gëzim Hajdarajt, 33 vjeç dhe Ernest Lamajt, 25 vjeç, duke i lënë të dy të plagosur.
Hajdaraj dhe Lamaj u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Policia e Sarandës akuzon Ramadan Zoton alias Ramadan Canaj si autor që tentoi të vriste me armë Lamën dhe Hajdarajn, duke i lënë të plagosur.
Për këtë arsye, ndaj tij është ngritur akuza e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”. Ndërsa 3 të tjerët; Erjon Canaj, Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.
Gjatë hetimeve që policia po ushtronte për zbardhjen e ngjarjes, u krye edhe një kontroll në banesën e Gëzim Hajdarit, njërit prej të plagosurve, të cilit iu gjet një pistoletë pa leje duke sjellë edhe arrestimin në flagrancë aktualisht në spitalin e Traumës.
Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë. Ndërkohë po vijon puna për kapjen e personave në kërkim
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



