Gazeta Si – Pas qëndrimit një javë në gjendje kome, ka ndërruar jetë në spital Dedush Gjoni, 52-vjeçari i cili u konfliktua dhe u qëllua me sende të forta në lagjen “Vojo Kushi” për shkak të konkurrencës në linjën e furgonëve në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur me 5 shtator, në sheshin përpara teatrit “Migjeni”, kur mes viktimës Dedush Gjoni dhe autorit Cen Sela, ka nisur debati për marrjen e një pasagjeri.
Dy drejtuesit e furgonëve me pas kanë nisur të konfliktohen fizikisht, teksa pas goditjeve ka mbetur i plagosur Dedush Gjoni. Ai është transportuar për në spital ku pas 1 jave ka ndërruar jetë.
Autori i ngjarjes, Cen Sela u arrestua nga policia, e cila i gjeti edhe një armë zjarri tip pistoletë që e mbante pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.