Gazeta Si - Gjykata e Apelit në Vlorë, ka dënuar me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij, pasi në vitin 2007 vranë Kleo Gërdhuqin, pas një sherri për motive pronësie mbi disa kullota.
Viktor Omeri bashkë me shokun e tij, kishte bashkëpronësi një tufë bagëtish dhe për ruajtjen e bagëtive të tyre ata kishin punësuar një person.
Ngjitur me këtë kullotë ndodhej edhe një stan dhe kullota e Kleo Gërdhuqi.
Por në datën 9 gusht 2007, në afërsi të stanit, në vendin e quajtur “Moçale” në fshatin Bestrov të Vlorës, rreth orës 08:30 është vrarë me armë zjarri Kleo Gerdhuqi.
Ditën e ngjarjes vëllai i viktimës i kishte parë në rrugën kryesore bagëtitë e vëllait të tij, viktimës Kleo Gërdhuqi të pashoqëruara, kjo ka qenë arsyeja që ai ka shkuar drejt vendit ku rrinte ai, duke e gjetur të vrarë në afërsi të stanit të tij.
Gjatë hetimit, është mësuar se, në trupin e viktimës Gërdhuqi janë konstatuar tetë plagë me armë zjarri, në kokë, kraharor, bark dhe në gjymtyrë, të cilat kanë sjellë shokun hemoragjik, e më pas vdekjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.