Gazeta Si – Një ditë pas sherrit e dhunës te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë, policia ka vënë në pranga 29-vjeçarin Fatjon Dauti dhe ka shpallur në kërkim 3 persona të tjerë, mes tyre futbollistin e Laçit, Mario Bajramaj.
Knflikti u nxit pas aksidentit të dy vajzave me makina luksoze, njëri “Audi A8” me targa angleze. Vajzat thirrën shokët dhe familjarët e tyre për të sqaruar situatën, por që ky diskutim degradoi në dhunë me sende të forta mes 4 të rinjve.
Sipas Policisë së Tiranës, ka rezultuar se Fatjon Dauti ka pasur armë zjarri me vete, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes.
Fatjon Dauti mbeti i plagosur nga sherri dhe u arrestua mbrëmjen e të enjtes në spital. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur edhe një sasi kanabisi. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Adem Norecin, 29 vjeç, i cili shoqëronte Dautin; Mario Barjamaj, 25 vjeç dhe Isuf Lika, 24 vjeç.
Mario Barjamaj rezulton të jetë futbollist i Laçit dhe pas sherrit është larguar nga vendi i ngjarjes, i shpallur në kërkim nga policia.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se futbollisti ka qenë i shoqëruar me Isuf Likën. I pari që ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti, ka qenë Fatjon Dauti, i shoqëruar me 29-vjeçarin, tjetër Adem Noreci.
Më pas, kanë shkuar dhe futbollisti Barjamaj me Likën dhe të katërt janë përfshirë në sherr pas aksidentit të vajzave, duke u përplasur me njëri-tjetrin me sende të forta.
Sulmuesi i Laçit, Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës. Mësohet se ai e ka nisur karrierën si futbollist te skuadra e Bylisit në Ballsh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.