Nga Gazeta ‘Si’- Dy persona janë arrestuar për sherrin e dhunshëm para derës së gjimnazit në Shkodër, ndërsa 5 të mitur janë vënë në hetim.
Policia njofton se arrestoi shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç.
Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.
Kjo ngjarje vjen pas një serie incidentesh që kanë sjellë konflikte të rënda mes të miturve, ku më i fundit është vrasja e Erjon Bobës në Durrës, i cili u plagos me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar, më 25 nëntor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




