Ka ndodhur

Sherri në parti/ dhunohet kryetari i PD-së në Korçë, goditet me shishe në kokë nga sekretari

Kryetari i Partisë Demokratike i degës së Korçës është dhunuar nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.

Mësohet se kryetari Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënduar. Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Ndërkohë nuk dihet nëse policia do të kryejë veprime për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave, pasi ende nuk ka një komfirmim nëse është bërë denoncim nga Osmani.

Topalli ka thënë se është vetëmbrojtur pasi e ka sulmuar vetë Osmani i pari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë