Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë marrjen e masës disiplinore ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe dpeutetit të PD, Fidel Kreka.
Kjo me argumentin se Bardhi dhe Kreka hodhën sende të forta në drejtim të foltores së Kuvendit, kryetarit dhe vendeve ku ndodheshin Rama dhe ministrat.
“Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu edhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi. Prandaj kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi dhe Fidel Kreka.
Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, thuhet në kërkesën e grupit të deputetëve të PS.
Mes 30 firmëtarëve të kërkesës janë deputetët Evis Kushi, Tërmet Peçi dhe Bledi Çuçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




