Ka ndodhur

Sherri në Kombinat/ Arrestohen 3 persona, 60-vjeçari konfliktohet me dy të rinj

Parandalohet një ngjarje e rëndë në Kombinat. Policia thotë se është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri dhe janë vënë në pranga 3 shtetas, mes tyre një 60-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llambi Bonata” në zonën e Kombinatit.

Policia thotë se për këtë konflikt janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. Sh., 60 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; E. G., 27 vjeç dhe M. G., 42 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, 60-vjeçari me inicialet A. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. Më pas shtetasi E. G., së bashku me shtetasin M. G., kanë goditur shtetasin 60-vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak, gëzhoja dhe një automjet në pronësi të shtetasit A. Sh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë