Gazeta Si – Një sherr mes dy turqve, dyshohet të jetë shkaku i plagosjes me armë zjarri të Hali Uçar, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e të hënës në Tiranë.
Uçar pritet paraditen e sotme të merret në pyetje nga grupi hetimor për të kuptuar sherrin që ai kishte me autorin e dyshuar turk ose persona të tjerë.
Dyshohet se mes tyre ka patur dhe një sherr para pak ditësh dhe mbrëmjen e së hënës në lokal e kishin lënë për t’u sqaruar.
I plagosuri është qëlluar me një plumb në shpatull ku mbeti i plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Autori, ka tentuar disa herë të qëllonte ndaj shënjestrës, por vetëm një plumb është shkrepur, pasi i është bllokuar pistoleta.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda një restoranti turk në zonën e Saukut. Dyshohet se autori i plagosjes, i cili është identifikuar nga policia, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri nuk është treguar bashkëpunues me hetuesit për identifikimin e autorit dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Ndërkohë, policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta dhe se i plagosuri dhe autori njihen me njëri-tjetrin.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje