Ngjarje

Sherri me 3 të lënduar në Korçë, 10 të arrestuar

Nga Gazeta Si- Tre persona janë plagosur mbrëmë në Korçë, pas një sherri masiv midis dy grupeve.

Policia ka vënë në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, ndërsa është shpallur në kërkim një shtetas tjetër i përfshirë në konflikt.

Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.   

Gjatë sherrit të mbrëmshëm kanë mbetur të plagosur tre persona, njeri në bark, njeri në sy dhe tjetri në gjoks, të tre jashtë rrezikut për jetën. Të dëmtuarit janë të moshës 31, 34 dhe 35 vjeç.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar në Komisariat dëshmitarët dhe personat që janë në dijeni të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë