Ngjarje

Sherri me thika në gjimnazin e Kamzës/ Zbardhet ngjarja, arrestohen dy të mitur

Nga Gazeta Si- Dy të mitur janë arrestuar pas sherrit që ndodhi dje pranë gjimnazit të Kamzës.

Policia thotë se janë arrestuar dy të miturit që goditën me thikë dhe me grushte tre të mitur të tjerë. Shkak i konfliktit ka qenë për motive të dobëta.

“Pse më sheh”, dyshohet të ketë qenë arsyeja e sherrit.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I lënduari i 3-të, është larguar në banesë, pasi është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ende nuk janë gjetur thikat e përdorura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë