Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar, ndërsa 4 adoleshentë u shpallën në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në një sherr me sende të forta një ditë më parë në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur më 11 prill, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, ku Fatjon Gjini, dhe Ervin Nika, kanë goditur me mjete të forta Redian Margjonajn.
Sipas policisë, më pas Margjonaj, bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim), kanë goditur me automjet Fatjon Gjinin dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Gjini ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës dhe u dërgua për mjekim në spital. Lidhur më këtë sherr, policia bën me dije se ka arrestuar 2 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga është vënë Fatjon Gjini, 34 vjeç për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe Ervin Nika, 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
“U shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: Redian Margjonaj, 20 vjeç, banues në Tale, Kevin Ndoka, 20 vjeç, A.D., 15 vjeç dhe A.M., 17 vjeç”, – njoftoi sot policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.