Zyrtari i Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se ka marrë kërcënime pas deklarimeve të tij në lidhje me rastin e rrahjes ditë më parë në një diskotekë në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), e cila e ka dënuar këtë kërcënim.
ZKPSh-ja thotë se kërcënimi ndaj tij erdhi “si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë”.
“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë”, ka thënë ZKPSh-ja.
Dy persona dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga grupi i reperit Noizy.
Ngjarja ka ndodhur në një klub të natës në Pejë, në orët e para të së mërkurës së javës që lamë pas, njoftojne mediat në Kosovë
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.